kamerafshehur
  Poezi te ndryshme
 

Ne me merr ne kraharor
e ste tremb bota e tere
un qe sot behem e jotja
ti kurore mos me ver

se kuror do te jet per mua
nje varg puthjesh ne mengjes
nje grusht yjesh mbledhur tok
tek mi derdhe neper floke

ne me merre te me ngrohesh
te me falesh pakez shpres
do te them cdo mengjes
puthem qe te mos vdes…

ne te tremb bota e mallkuar
e s’tregohesh dot burr
une, krijese e dashuruar
sdo ta falja kurr!


Nese nje dite ti do te jesh duke qare
me thirr mua qe te jem me ty
un nuk te premtoj te te bej te qeshesh
por ne mund te qajm te dy!

nese nje dite ti deshiron te shkosh larg
e une mos te te kem ne sy…
mos ngurro te me therrasesh
un nuk premtoj te te ndal
por mund te vij me ty!

nese nje dite ti nuk deshiron te degjosh askend…
me thirr!
un te premtoj te jem me ty
pa asnje fjale,njesoj sikur te ishe vetem,e jo te dy

por,nese nje dite me therret
dhe nga une nuk merr pergjigje,
eja ti shpejt t’me shohesh ne sy
nodshta une kam nevoje per ty!



Te pres…
aty ku humben gjurmet tona
aty ku bota dikur ishte e jona,
te pres…
aty ku premtimet u harruan,
aty ku une dhe ti dashuruam.

Te pres…
aty ku zogjte ishin deshmitare,
aty ku kam qeshur e ku kam qare.
Aty ku dhembjen e kam kaluar me dashuri
te pres!
te pres aty ku dielli perendon
e lind perseri




Do te vi nje nate
Tek ti
Te shof si fle,si mer fryme
Mes nates dhe heshtjes
te degjohet vec frymarja jote
Valle te te prek,apo te mbaj distance
kam frike se zgjohesh,se mos ke frike
por jam un ajo qe te ndjek
ajo qe endren ta trazon
ajo qe diten ta verbon
jam un perseri jam un
sme ngopen dot syte duke te par kurr
sa djall i bukur je
me terheq,me ngreh pas vete
dhe kur te afrohem me largon
mos valle je i till
apo me provokon?




Shpeshher në jetë
E ndjen se je rrëzuar
Dhe gjithçka rreth teje
Më nuk funksionon

Sheh muzgun e mëngjesit
Sheh dhe mbrëmjen kur fillon
Gjithçka njëlloj,gjithçka njëlloj

Më zgjo nga kjo mjegull
Më shpëto dhe shko
Por vash të lutem
Për gjendjen time mos trego

Koh e turbullt dhe e frikshme
Botë e mjerë e me zili
Për të jetuar ndjenjat janë të fuqishme
E ndjej se do ta gjej rrugën për në shtëpi

E dij se neser
E dij se një ditë
Rrugën time do ta gjej

Më zgjo nga kjo errësirë
Më shpëto dhe shko
Për diçka të lutem vash
Për gjendjen time mos trego.




Kthehem prap
Në dhomën e hotelit
Gjysëm të errët
Vetëm hëna na shikon
Na gjen bashk mëngjesi herët
Edhe dita me ne vazhdon

Shikoj trupin tënd të zhveshur
Ti bën sfilat para meje
Rrij I heshtur nuk flas dot
Bëj se s’jam I kënaqur prej teje

Ti hap radion dhe fillon këndon
Këngët çë unë I dëgjoj
Mbi tavolinë me ndjenjat vallëzon
Por ti e di se çka kërkoj

Largohesh nga dhoma blu
Bën se je zemëruar
E dij se çka të vlon në mendje ty
Nuk I mbyll syt por rri zgjuar.

Më vjen nga pas e më përqafon
Loja e buzëve më ekziton
Gjithçka çë vlon më pas vazhdon
Nga ndjenja flakë në botën tjetër kalon

Më puth me mall dhe buzëqesh
Merr ombrellën dhe largohesh
Un mbyll derën e hotelit dhe diçka vesh
Dera përsëri troket,duhet ta dij kush është..



Mezi pres të vij e nesërmja
O ti yll që nuk shëndrite kurr
Me mundim vjen buzëqeshja
Je dëshirë pa shum vrull

Mezi pres të shikoj djellin
Oj arbëri antika ime
Pa ndërprer hap e fik dritat
O njeri pran derës time

Pranoj e pranoj dhe mjegull shikoj
O gjeth I vyshkur çë harron të biesh
Pa lule bletëza do të ishte e kot
Psqyr çë nuk shihesh kurr

Mezi pres të vij e nesërmja
Pran rrugës tënde ngadal kaloj
Pa durim taksin do ta prisja
Në brendësi vloj dhe vloj

Nëse ti e ndjen
Se do të jesh më mir vetëm
Vetmia ty të prêt
Dashurit në kujtime mbeten
Rrugët e qytetit
E ndjejn mungesën tënde
Liqeni në syt e tu tretet
Dashuria në kujtim mbetet
Vetmia nëse të mundon
Dhe e ndjen se ke gabuar
Mendo se dikush të kujton
Gjithçka nuk duhe harruar
Mëngjesi të duket I brisht
Edhe pse vjen me djell
Vetmia mendimet ti prish
Dashuria gjithçka sjell.
 
  sot ka pasur 5750 visitors (10389 hits) ne ket Faqe  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free